Eklent Kaçi është një prej talenteve më të spikatur të bilardos, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang ndërkombëtar. Rrugëtimi i tij në këtë disiplinë nisi që në moshën 8-vjecare në Lac, ndërsa ëndërronte që një ditë të ndeshej përballë kampionëve më të mëdhenj në botë.

Sot 20-vjeçarin e gjejmw në sallën e bilardos duke u praktikuar çdo ditë për të qenë mes më të mirëve.

”Nga mosha 11-vjecare kam pas luajtur deri në 10-12 orë në ditë. Mbaroja shkollën dhe gjithë ditën e harxhoja në bilardo. Kjo ndodhte jo sepse e bëja me zor dhe pa dëshirë por pasioni në këtë sport ishte shumë i madh.”

Kaçi, 2 herë kampion bote, nuk ndihet mirë me trajtimin që i bën shteti. Ai thotë se mbështetja në këtë sport është zero.

”Të them të drejtën nga shteti shqiptar që në fillimet e mia si prfoesionist nuk kam pasur mbështetje. Gjithcka e am arrit vetë me forcat e mia. Kam arritur aty ku jamsot. Por cdo sportist do e dëshiroronte dhe një suport nga shteti sepse cdo përkrahje është e mirë për një person.”

Eklent Kaçi është një nga sportistët më të suksesshëm shqiptar. Ai ka rimarrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në Europë, ndërsa objektivi i tij vijon të jetë Mosconi Cup, ku mund të ndeshet dhe me sportistët kampionë nga Amerika.

”Përvecse të vazhdojë të jem mes më të mirëve në botë , padyshim objektivi im primar tani për tani është të marrë pjesë në Mosconi  Cup kundra Amerikës që bëhet në nëntor. Ishalla po bëhet sepse kjo pandemia na ka rrezikuar cdo aktivitet sportiv.”

Kampionati i parë i Bilardos në Shqipëri u zhvillua në mars të 2001. Sot ky sport  ka fituar popullaritet, dhe shumë të rinj kërkojnë t’i bashkohen . Prej 6 vitesh, pjese e ketij sporti jane edhe femrat duke krijuar kampionatin e tyre kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *