E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Bota

Dashuri në kohën e koronavirusit/ Martohen 2 mjekë italianë

Ilustrim · Vizion Plus

Mëngjesin e kësaj të enjteje, kryetari i Komunës së Parmës, Federico Pizzarotti celebroi në martesë dy mjekë që punojnë në repartin Covid-19. Ai punon në spitalin Maggiore në Parma, ndërsa ajo në atë në Reggio Emilia.

 

Kërkesa e dy mjekëve buron nga nevoja për të mbrojtur fëmijët e tyre, në rast se kjo betejë me rrezikshmëri të lartë bëhet e pasigurt për të ardhmen e tyre. “Është një martesë në kohë lufte”, tha çifti.

 

Kryebashkiaku i Parma tha: “Ne jetojmë javë dramatike duke luftuar me një armik të padukshëm. Përveç pragmatizmit të veprimeve dhe punës së përditshme për të luftuar virusin, duhet të jetojmë gjithashtu me shpresë dhe dashuri. Historia e tyre jep shpresë dhe dashurie, dhe ne këtë gjë duhet të ndiejmë sot: shpresë. I uroj dy bashkëshortëve të ardhshëm gjithë lumturinë e kësaj bote”.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh