SHBA reagoi për herë të parë për referendumin e kësaj të diele në Maqedoni duke përshëndetur rezultatin e tij.

 

Ndonëse pjesmarrja në kete referendum nuk ishte e madhe pasi nuk shkoi më shumë se 36.1%, rezultati ishte bindës në favor  të marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

 

 

 “SHBA mbështet fuqishëm zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, e cila i mundëson Maqedonisë vendin e merituar në NATO dhe BE, që do të kontribuojë për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet. Në periudhën që pason kur Kuvendi i Maqedonisë do të nisë debatin për ndryshimet kushtetuese, u bëjmë thirrje liderëve që të ngriten mbi politikat partiake dhe të mos e lëshojnë mundësinë historike për të siguruar të ardhmen e ndritur për vendin, si anëtare me të drejta të plotë e institucioneve perëndimore”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Palët politike në Maqedoni e kanë lexuar rezultatin e referendumit sipas mënyrës së tyre. Zaev pohoi se ky ishte nje sukses I madh për vendin dhe aspiratat integruese të vendit ndërsa opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE e konsideroi atë një dështim të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *