Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar per here te pare qe pas deklaratës se Këshilltarit te Sigurisë Kombëtare te Shtëpisë se Bardh John Bolton, lidhur me debatin per korrigjimin e kufijeve mes Kosovës dhe Serbise. I pyetur nga Vizion Plus nese duhet te kete ose jo ndryshim kufijsh zedhenesi i DASH nuk e përjashtoi nje opsion te tille duke thene se SHBA mbështet zgjidhjen qe arrihet nga dy palet.

 

 Administrata vijon ta mbështes plotësisht procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Thelbi i një marrëveshje që do të çoje në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do duhet te vije nga vete palët. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe të ndihmojmë në çdo mënyrë, të dyja palët dhe BE-në si ndërmjetësuese në gjetjen e zgjidhjes të përbashkët.

 

Por Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se cilado qe te jete zgjidhja ajo duhet te garantoje stabilitetin e gjithë rajonit.

 

Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e implementueshme, e qëndrueshme dhe që nuk krijon destabilitet në vendet e tyre, por edhe në rajon. Kjo do të kërkojë vizion dhe fleksibilitet nga të dy krahët. Në inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të reduktojnë retorikat negative dhe të punojnë bashkë në mënyrë konstruktive.

 

Prej me shume se nje muaji Presidenti Hashim Thaçi ka hedhur tezen e korrigjimit te kufijeve mes Serbisë dhe Kosovës, si e vetmja mundësi, sipas tij qe Beogradi te njoh Kosovën si shtet. Teze kjo e cila vijon te prodhoje shume debat, jo vetem ne Kosove. Por edhe pse zërat pro e kundër kane qene te shumte, te pakta kane qene reagimet e Uashingtonit zyrtar. Pas qëndrimit te ambasadorit John Bolton, tashme reagon zyrtarisht dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *