Subscribe

Emri i ish liderit të opozitës, Sali Berisha dhe familjarëve të tij, përkatësisht, bashkëshortja Liri, vajza Argita dhe i biri Shkëlzen Berisha, figurojnë në listën e të shpallurve “non grata” nga Departamenti amerikan i shtetit që është raportuar në Kongres.

Raporti përfshin vendimet për 68 emrat të cilët janë konsideruar të padëshiruar në SHBA vetëm përgjatë vitit 2020, nga disa vende të botës. Ai do të shqyrtohet nga komitetet përkatëse të drejtësisë dhe në rast të nevojës për sqarime të mëtejshme , departamenti përgjigjet me të dhënat konfidenciale.

“Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të rëndësishëm, përfshirë korrupsionin në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore, ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.”-sqarohet në vendimin e departamentit amerikan.

Ambasadorja Yuri Kim shpërndau pa koment raportet në rrjetet sociale.

Mes diplomates së lartë amerikane në Tiranë dhe Sali Berishës ka patur përplasje në distancë. Kërkësa e SHBA ishte që Berisha të mos behej pjesë e grupit parlamentar të opozitës pas shpalljes “non grata” për korrupsion.

Ndërkaq ky i fundit, ka nisur dy beteja njëkohësisht, atë të gjyqit me vendimin “non grata” ku ka pajtuar një avokat për apelimin e vendimit të SHBA në një gjykatë në Francë si dhe betejën për të shkarkuar Bashën nga PD, duke kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *