E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dardanët “shuplakë” Maltës, kualifikimi në Ligën e Kombeve 1 pikë larg

Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultatin e thellë 5 me 0 përballë Maltës.

 

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ekipi dardan me këtë fitore ka marrë dhe vendin e parë në grup me 11 pikë duke u ndjekur nga Azerbaxhani me 9 pikë, I cili fitoi me rezultatin 2 me 0 përballë Ishujve Faraoe.

 

Reklamë

Goli i Muriqit në minutën e 15, të pjesës së parë i dha avantazhin kombëtarëes dardane.

 

Por kur po dukej se ndeshja po shkonte drejt mbylljes, lojtarët dardanë shënuan edhe katër herë të tjera përballë ekipit Maltez.

 

Kololli në minutën e 70 dhe Avdijaj me dygolshin e tij të shpejtë në të 78 dhe 80 thelluan diferencën me ekipin maltez.

 

Ndërsa në të 86-ën ishte Rashica, ai qqë vulosi rezultatin në 5 me 0.

Vazhdo të lexosh

Reklamë