E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Danimarka “shpartallon” Irlandën dhe fluturon në Rusi

Danimarka është skuadra numër 30 që ka prere bileten për në kupën e botës. Nordiket shpartalluan 5 me 1 në trransferte Irlanden dhe arritën objektivin e madh, pavarësisht se në ndeshjen e parë në shtëpi nuk shkuan më shumë sesa barazimi 0 me 0.

 

Në Dublin, këtë herë të zotëve të shtëpisë nuk i mjaftoi entuazizmi i jashtëzakonshëm i tifozerisë dhe fakti që shënuan të parët me anë të Duffy që në minutëne 6.

 

Reklamë

Por avantazhi që krijoi iluzionet e një kualifikimi për në Rusi, zgjati deri në minutën e 29 pasi danezet barazuan me anë të Christensen. Më pas nisi spektakli i mesfushorit te talentuar Eriksen. Në minutëne 32, futbollisti i Tottenham shënoi golin e përmbysjes ndërsa në pjesën e dytë, ishte po ai që shënoi dy gola të tjere duke vulosur kualifikimin e Danimarkes për në botërorin e Rusisë.

 

Në fund gjithsesi pati kohë edhe për festen e veteranit Bendner i cili shënoi golin e 5 për kombëtaren e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë