Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin, por të...

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën e Hormuzit

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’...

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për...

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza në Irak

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon zëvendësimin e...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara...

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

Danimarka me mbret të ri, mijëra njerëz mblidhen për të kremtuar ceremoninë

14 Janar 17:00

Frederik I u bë mbret i Danimarkës sot duke pasuar nënën e tij, Mbretëreshën Margaret II, e cila abdikoi pas saktësisht 52 vitesh në fron, një ngjarje e kremtuar nga turma të mëdha në kryeqytetin Kopenhagë.

Pak pas orës 14:00, Margareta II, e cila kishte veshur një kostum elegant rozë, nënshkroi deklaratën e abdikimit, një dokument i paprecedentë në historinë moderne të kësaj monarkie mijëravjeçare, duke bërë që të pasohet nga Mbreti 55-vjeçar, djali i saj i parëlindur. Danimarka, një nga monarkitë më të vjetra në botë, nuk ka asnjë ceremoni kurorëzimi.

Margaret, 83 vjeç, shokoi kombin në natën e Vitit të Ri kur njoftoi planet për t’u bërë monarkja e parë daneze që abdikon.

Pasardhësi u zyrtarizua sapo Margarita nënshkroi deklaratën e saj të dorëheqjes gjatë një takimi të Këshillit të Shtetit në parlament, njoftuan pallatet mbretërore. Në takim morën pjesë përfaqësues të qeverisë, Margaret, Frederick, gruaja e tij 51-vjeçare me origjinë australiane, Mary, e cila tani është Mbretëreshë, dhe djali i tyre i madh, 18-vjeçari Christian, i cili është trashëgimtari i ri i fronit.

Rreth një orë pas nënshkrimit të deklaratës së abdikimit, kryeministrja Mette Frederiksen duhej të shpallte mbretin e ri nga foltorja e parlamentit dhe Frederik duhej të mbante një fjalim të shkurtër.

Dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Danimarka, një vend me gati gjashtë milionë banorë, janë mbledhur, pavarësisht të ftohtit të ashpër, në kryeqytet për të parë nga afër procesin e trashëgimisë.

Më vonë pasdite, mbreti dhe mbretëresha e re do të udhëtojnë me karrocë me kuaj për në rezidencën e tyre, Pallatin Amalienborg, i ndërtuar në vitet 1750 dhe ndodhet në qendër të Kopenhagës.

Margarita, e cila më herët ka deklaruar se do të qëndrojë në fron për gjithë jetën, nuk zbuloi arsyen e saktë të vendimit të saj për të abdikuar, por tha se një operacion i madh në shpinë, të cilit iu nënshtrua vitin e kaluar në shkurt, e bëri atë të konsideronte të ardhmen e saj. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Danimarka frederik I Mbret

Nga e njëjta kategori

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

më shumë...

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin, por të mos hezitojë të përdorë forcën

më shumë...

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

4:11

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza...

3:47

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon...

3:25

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit...

2:50

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para...

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

Më të klikuarat

  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.