Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la...

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit...

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta...

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e PS me...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm...

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste...

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me...

Danimarka i përgjigjet “kritikave” të nënpresidentit amerikan për Groenlandën

30 Mars 09:35

Danimarka i është kundërpërgjigjur komenteve të JD Vance se Kopenhagen nuk ka bërë mjaftueshëm për Groenlandën.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së i bëri komentet e tij të premten gjatë një udhëtimi në bazën hapësinore Pituffik në Groenlandën veriperëndimore.

“Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë: ju nuk keni bërë një punë të mirë me popullin e Groenlandës,” tha Vance në një konferencë për shtyp.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, tha në X të shtunën: “Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por më lejoni të jem plotësisht i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin po jepen.”

Trump argumenton se SHBA-ja ka nevojë për ishullin e madh Arktik për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës për ta siguruar atë.

Në një intervistë me NBC News të shtunën ai përsëriti qëndrimin e tij, duke thënë “Unë nuk heq asgjë nga tavolina”.

Ai tha gjithashtu “nuk më intereson” kur u pyet se çfarë mesazhi do t’i dërgonte presidentit rus Vladimir Putin, i cili po përpiqet të forcojë kontrollin e tij në territorin ukrainas tre vjet pas pushtimit të tij.

Në një konferencë për shtyp të premten, Vance tha “Unë mendoj se Groenlanda e kupton që Shtetet e Bashkuara duhet ta zotërojnë atë”.

Ai shtoi: “Dhe nëse Danimarka dhe BE-ja nuk e kuptojnë atë, ne duhet t’ua shpjegojmë atyre. Ne kemi nevojë për Groenlandën. Shumë e rëndësishme, për sigurinë ndërkombëtare, ne duhet të kemi Groenlandën.”

I pyetur për përdorimin e mundshëm të forcës, Vance theksoi se administrata amerikane nuk mendon se “do të jetë ndonjëherë e nevojshme”.

“Ne mendojmë se kjo ka kuptim dhe për shkak se ne mendojmë se njerëzit e Groenlandës janë racionalë dhe të mirë, ne mendojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje, të stilit të Donald Trump, për të garantuar sigurinë e këtij territori, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Vance.

Groenlanda, një ish-koloni daneze, është një territor gjysmë autonom brenda mbretërisë së Danimarkës dhe politikat e saj të jashtme dhe të sigurisë drejtohen nga Kopenhaga.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, gjithashtu reagoi ndaj Vance në një deklaratë.

“Për shumë vite, ne kemi qëndruar pranë amerikanëve në situata shumë të vështira,” tha ajo, duke iu referuar dislokimeve luftarake daneze së bashku me trupat amerikane në Irak dhe Afganistan.

“Referenca e zëvendëspresidentit për Danimarkën nuk është e saktë.”

Vance u shoqërua nga gruaja e tij, Usha, dhe një delegacion duke përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz, sekretarin e energjisë, Chris Wright, senatorin e Utah, Mike Lee dhe ish-këshilltaren e sigurisë së vendit, Julia Nesheiwat, e cila është gruaja e Waltz.

Zyrtarët danezë dhe groenlandezë, të mbështetur nga BE, kanë këmbëngulur se SHBA nuk do të marrë Grenlandën./Vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
danimark Groenlanda jd vance SHBA

Nga e njëjta kategori

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

më shumë...

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la kapar, vëllezërit nuk i bënë mobiliet, i dhanë edhe një “mesazh”

më shumë...

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke vendosur kontrolle kufitare për udhëtarët

më shumë...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit në Tiranë, shpallen në kërkim 3 vëllezërit (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:28

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane...

3:22

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i...

2:47

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet...

2:39

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së...

2:36

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën...

2:23

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet...

2:09

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e...

2:04

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me...

1:50

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi...

1:15

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja...

1:02

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin...

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.