Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson zhvilloi një takim me anëtarët e KED  në kuadër të viizitës së tij në Tiranë.

Një gjë të tillë Danielsson e konfirmoi vetë nëpërmjet një postimi në twitter.

 

“Kenaqesi të kthehem sërish në Tirane, pata nje takim me anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise. Perserita mbeshtetjen e plote te be per punen e tyre te pavarur e të paanshme.Implementimi i reformes ne drejtesi ka bere hapa perpara. Reforma ne drejtesi eshte çelesi kyç per progresin e vendit drejt Bashkimit Europian.”

 

Këtë të enjte ai do të zhvillojë takime intensive në kryeqytet me lideret politik në vend, përfshirë kryeministrin Rama dhe kreun e PD Basha, përpara se të mbajë një konference për shtyp në mesdite..

Vizita e zyrtarit të lartë të BE-së në Tiranë vjen në një moment krize politike në vend, me opozitën që ka djegur mandatet parlamentare dhe kërkon zgjedhje të parakohshme pa Ramën kryeminister.

Një situatë që ndërlikon edhe objektivat e Shqipërisë për celjen e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *