Delegacioni i BE ka zbardhur takimet e Drejtorit të Përgjithshëm për fqinjësinë dhe negociatat e zgjerimit Chirstian Danielsson në Tiranë. Zyrtari i larte i Bashkimit Europian u takua me kryeministrin Rama, ministrat Bushati, Ekonomi, Gjosha, kreun e kuvendit Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike Basha. Ai ka përgëzuar marrëveshjen e arritur dy ditë më parë mes Ramës e Bashës. Drejtori i Përgjithshëm i KE-së u shpreh se marrëveshja është një tregues i pjekurisë demokratike. Danielsson theksoi se duhet të nis puna për implementimin e ligjit të vettingut, si kusht për çeljen e negociatave.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *