
Danielsson-Ramës: Hapja e negociatave, nëse vijoni luftën ndaj krimit e korrupsionit
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson ka përfunduar takimin me kryeministrin Rama.
Në një postim në Twitter, pas takimit, Danielsson ka bërë me dije se në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend si dhe reformat.
Ai ka theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë të ofrojë të reformat në të gjitha fushat dhe në veçanti ato kundër krimit dhe korrupsionit.
Siaps Danielsson e vetmja mundësi që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive në qershor është vetëm nëse tregohet bindëse në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Danielsson do të zhvillojë një sërë takimesh me liderat politikë këtë të enjte dhe më pas do të mbajë një konferencë për shtyp.
Vizita e tij në Shqiperi ka ardhur pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.
Very open conversation with PM @ediramaal on the current political situation & reforms.🇦🇱#Albania has to continue to deliver on all #reform areas, & in particular on fighting #crime and #corruption, to make a convincing case in June, when🇪🇺#EU Member States will review progress. pic.twitter.com/FO8qfTUQEg
— Christian Danielsson (@DanielssonEU) March 7, 2019




