E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Damian Gjiknuri dëshmon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Një tjetër dëshmi e rëndësishme është  regjistruar nga prokurorët e krimeve të rënda për dosjen e autostradës Tirane-Elbasan.

 

Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri dha shpjegime për rreth një orë mbi tenderat e dyshimtë që janë bërë për këtë aks kombëtar si dhe për gjetjen e kontrollit të brendshëm të cilat vetë ai i ka denoncuar në prokurori.

 

Reklamë

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit sipas ministrisë së drejtuar nga Gjiknuri, llogaritet në 54 milionë dollarë. Abuzimet besohet se kanë ardhur duke shkelur procedurat e tenderimeve, duke i ndryshuar ato e dukë bërë pagesa që shpesh kane qenë të pajustifikuara.

 

Për të njëjtën dosje janë pyetur më herët në prokurorinë e krimeve të rënda edhe ish ministrat e transporteve Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

 

Ndërsa dy ish-krerët e drejtorisë së rrugëve, Dashamir Xhika e Andi Toma janë arrestuar e ndodhen në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më shumë video

Reklamë