E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dallgët e forta nxjerrin në breg të liqenit trupin e peshkatarit të mbytur në Pogradec

Trupi i peshkatarit Gëzim Seitllari nga fshati Memlisht ka dalë më në fund në breg, pesë ditë nga mbytja e tij në liqenin e Pogradecit.

 

Policia dha njoftimin zyrtar se trupi i pajetë I 53 vjeçarit Gëzim Seitllari është gjetur paraditen e së premtes në breg, i nxjerë nga dallgët e forta të liqenit.

 

Reklamë

Pesë ditë pas humbjes së peshkatarit, vazhduan kërkime private me interesimin e familjarëve në zonën e liqenit midis fshatrave Memlisht dhe Lin.

 

Edhe në orët e mëngjesit të datës 4 janar ata nisën përpjekjet e tyre, kryesisht në afërsi të bregut të liqenit, me shpresën se dallgët herët a vonë do ta nxirnin në breg trupin e pajetë të peshkatarit.

 

Në kërkime për gjetjen e trupit u përfshi për pak kohë edhe një ekip polumbarësh, por ai u tërhoq nga operacioni për shkak të kushteve të këqija të motit. Gëzim Seitllari humbi  jetën që në datën 31 dhjetor, kur kishte dalë të peshkonte  koran me grep në zonën e liqenit pranë fshatit Hudenisht.

 

Fillimisht në afërsi të vendit ku ai peshkonte u gjet xhupi që kishte veshur, duke krijuar dyshime të forta se ishte mbytur në liqen. Nga verifikimet që I janë kryer varkës, ajo ka rezultuar e çarë dhe ky fakt ngre versionin e mbytjes aksidentale të 53 vjeçarit Gëzim Seitallari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë