E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dallëndyshe Bici largohet nga Kadastra, emërohet kryeinspektore e IKMT, kush e zëvendëson

Dallëndyshe Bici është liruar nga detyra e drejtimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Mësohet se ajo është emëruar kryeinspektore e IKMT-së.

Vendimi vjen pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së.

Bici u emërua në këtë detyrë në 9 mars të vitit 2023-it.

Ndërkohë, në vend të Dallëndyshe Bicit është emëruar Lorena Goxhabelli./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë