E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dalja e Vjosës nga shtrati, mblidhet shtabi i emergjencave në Vlorë

Mblidhet shtabi i emergjencave Vlorë në ambientet e njësisë administrative Novoselë, mbi situatën e krijuar pas reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati i lumit Vjosë. Prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi ka kërkuar një imformacion të detajuar nga të gjitha strukturat dhe gadishmëri maksimale në menaxhimin e situatës së krijuar ku prioritet mbeten banorët

Kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini ka berë  një pasqyrë të situatës për qytetin pas reshjeve dhe ka kërjuar  ti jepet zgjidhje perundimtare banesave pranë shtratit të lumit duke i larguar dhe gjetjen edhe mes banesave sociale per tu vendosur

Kreu i njësisë  administrative Novoselë Kanan Shakaj ka kërkuar zgjjdhje per situatën e gërryerjes së tokave në Mifol dhe argjinaturën në Bishan

Ndërkohë shefi i Rendit Shpëtim Hasanaliaj ju referua edhe problematikës në qarkullim dhe masave të marra

Reklamë

Nga institucionet është  theksuar gadishmëria për çdo situatë dhe ardhjen në ndihmë të  banorëve nëse krijohen situata  më shqetësuese nga përmbytjet./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë