E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Video · Kronikë

Dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua Niko Goro

Dalin pamjet nga vendi ku u vra me armë zjarri paraditen e kësaj të shtune biznesmeni në Himarë, Niko Goro.

E plagosur nga ky atentat ka mbetur edhe motra e Goros. Ndërkohë, policia bëri të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes. Në pranga u vu Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Po ashtu, u sekuestruan arma e dyshuar e krimit dhe automjeti me të cilin u largua autori.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

Më poshtë është edhe fotoja e viktimës.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video