E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dalin eshtra njerëzish gjatë punimeve në lulishten “Shën Maria” në Korçë

Ndërhyrjet që po kryhen në lulishten ‘ Shën Maria’ në qytetin e Korçës kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe eshtra të vjetra njerëzish.

 

Gjatë punimeve për rimodelimin e lulishtes, punetorët kanë ndeshur në eshtra dhe ka nisur grumbullimi I tyre.

 

Reklamë

Besohet se eshtrat I përkasin varrezave të vjetra të komunitetit orthodoks.

 

Varrezat kanë qënë dikur të ndara sipas përkatësive fetare të popullsisë të Korçës, dhe një vëndprehjeje ishte edhe  që sot është  lulishte ‘Shën Maria’, aty ku dikur ka qenë kisha më të njëjtin emer si dhe varrezat ne oborrin e kesaj kishe.

 

Rreth viteve ’60-të të shekullit të kaluar u bë zhvendosja e varrezave orthodokse në ato publike të qytetit ku funksionojnë aktualisht.

 

Nxjerja e eshtrave ka bërë që banorët të apelojnë për vëmendje që kockat të mos përfundojnë të hedhura andej-këtej nëpër kanale.

 

Por kjo është sa përgjegjësi institucionale aq edhe individuale dhe ende nuk dihet se si do të gjendet zgjidhja.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë