Subscribe

Zbardhen emrat e 16 personave të arrestuar gjatë operacionit anti-drogë të forcave RENEA dhe FNSH që u zhvillua dje në fshatrat e Krujës.

 

Në pranga përfunduan: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj,  Refik Deliu, Erjon Deliu, Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

 

Mes të arrestuarve janë kryepleq të fshatrave dhe dy punonjës të OSHEE-së.

 

Po ashtu, gjatë aksionit, ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 

Policia ka sekuestruar një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *