E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dalin detaje të tjera nga hetimet për Viola Sterjon/ Katër denoncime për ryshfete deri në 160 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ish- specialisten e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit.

 

 

Në 12 dhjetor 2022 në Prokurorinë e Korçës ka bërë kallëzim një qytetar nga Korça i cili kishte një pronë në Voskopojë e në të cilën donte të ndërtonte një hotel.

Reklamë

 

 

Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e një agjensie publike në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant. Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos, 57 mijë euro dhe 1.000.000 lek.

 

 

Një qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, 9 mije si fillim dhe me pas 28 mijë euro për të nderhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1.2 milion euro për të ndërtuar një bujtinë.

 

 

Një tjetër qyetar nga Korça sipas Prokurorisë së Korçës i ka dhëneë Sterjos 160. 000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milion euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’i kthente shumën e parave. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte në 4.5 milion euro.

Më shumë video

Reklamë