E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dalin detaje përse marokeni masakroi ish gruan shqiptare

Fjoralba Nonaj u masakrua të mërkurën pasdite me thike nga ish burri maroken me të cilin ishte ndarë prej disa muajsh.

 

35 vjecarja shqiptare u gjet e mbuluar në gjak në makinën e saj në Seregno në zonën e Monzas.

Reklamë

Pavarësisht mbërritjes të shpejte te ambulancës dhe dërgimit në spitalin e Monzas, shqiptarja nuk ia doli ti mbijetojë plageve të marra.

 

Sipas policisë vendase, marokeni 35 vjecar ka ndalur ish bashkëshorten e tij që po drejtonte një makine tip Chevrolet ngjyre e zezë dhe me pas në debat e sipër me te, e ka masakruar duke e goditur disa herë me thikë.

 

Fjoralba Nonaj dhe shtetasi afrikano-verior, të cilët kishin edhe nje femije 5 vjec prej muajsh nuk jetonin më një apartament por 35 vjecari me origjine nga Maroku nuk jetonte shumë larg ish bashkëshortësh dhe sipas fiqnjeve të viktimës në disa raste edhe pas ndarjes ishin parë të debatonin me njeri tjetrin pasi ish bashkeshorti i Fjoralbes nuk e kishte pranuar divorcin dhe e kishte kercenuar ish gruan e tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë