Subscribe

Del raporti i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Vlorës  ku thuhet se për analizën radioaktive të mbetjeve, që u gjetën në tragetin Brindizi-Vlorë nuk rezultojnë me përberjë radioaktive të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Sipas Prokurorisë, matja është bërë me pajisjen e MINI RAD –D që përdoret nga Porti i Vlorës.

Megjithatë mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore.

Përfaqësuesit e kompanisë italiane që kanë në pronësi tragetin e linjës së Brindisit mohojnë dyshimet që janë ngritur.

 

Po ju deklarojmë se nuk ka asnjë substancë të ndaluar, ne pak ditë më parë kemi marrë edhe certifikatën e radioaktivitetit, pra që vërteton se nuk ka asnjë ngarkesë radioaktive në bord , është licencë e shtetit shqiptar. Ne jemi të hapur për cdo lloj analize dhe kontrolli.

Nga ana tjetër një grup të rinjsh kanë protestuar sot para portit të Vlorës. Ata i kërkuan SPAK-ut që të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët nwse mbetjet janw tw rrezikshme.

 

Pas zbulimit të rrjetit që dyshohet se kontrabandonin në Shqipëri lëndë të rrezikshme, policia e Vlorës arrestoi 6 persona të cilët mohuan akuzat për mbetjet toksike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *