E mërkurë, 21 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Dal për të mbrojtur të rinjtë”, Sazan Guri zbulon çfarë i ka thënë gruas para protestave

Ambientalisti Sazan Guri është një nga qytetarët që ka marrë pjesë në protestën e dhunshme të zhvilluar ditëve të fundit në Tiranë.

I ftuar në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, Guri vlerësoi studentët për kërkesat që kanë për të ndryshuar këtë sistem.

Reklamë

Sipas ambientalistit, të rinjtë e kanë kuptuar vuajtjen e sistemit përmes vështirësive që përjetojnë prindërit e tyre.

I pyetur nga moderatorja Fjodora Fjora nëse ka frikë për veten, pasi merr pjesë në protesta të dhunshme, ai u shpreh se nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe se ka vendosur të dalë për të mbrojtur të rinjtë dhe të rejat e vendit.

Reklamë

Pjesë nga intervista:

Sazan Guri: Studentët tani janë shumë më të mençur, më praktikë dhe kërkojnë diçka ndryshe. Ata e kanë kapur vuajtjen e sistemit te vuajtja e prindërve. Kryeministri nuk është më ai që kemi njohur. Për çfarë e duan atë?

Fjodora Fjora: Pate frikë për veten tënde, se ti je dhe një gjysh?

Sazan Guri: Për nipërit më vjen keq. Por për veten time nuk dua t’ia di. I kam thënë gruas: Mos më llogarit. I kam thënë: Do të dal për të mbrojtur të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Nuk kam frikë për veten. Për veten kam nevojë të rroj, se kam shumë gjëra për të shkruar e për t’i bërë model. Modele ka plot këtu në Shqipëri. I riu ka nevojë për shembull, për model.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.