Mirlind Daku e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Premier League në Rusi, ku ka shënuar sërish ditën e sotme.
Megjithatë duhet theksuar se goli i Dakut për Rubin Kazan ka qenë thjeshtë një statistikë pozitive për sulmuesin kuqezi, pasi skuadra e tij është mundur me rezultatin e thellë 5-1 nga vendasit e CSKA-së së Moskës.
Daku arriti të shkurtojë përkohësisht diferencën në minutën e 40-të të pjesës së parë pasi vendasit e CSKA-së kishin shënuar më herët 3 gola.
Ndërkohë që në pjesën e dytë CSKA do të shënonte dhe dy herë të tjera.
Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi në katër javët e para në kampionatin rus. Daku udhëheq momentalisht tabelën e golashënuesve sëbashku me Rakov dhe Batrakov.





