Subscribe

Pas takimit me strukturat e Partisë Socialiste në selinë roz, kryeministri Rama mbajti një konferencë për mediat.

 

 

Ndër të tjerash ai u ndal edhe te dakordësia e firmosur ditën e sotme me kryemiistrin e Britanisë së Madhe, Risi Sunak.

 

 

Rama u shpreh se ‘task forca’ e përbashkët është kërkuar nga vetë ai kohë më parë, ndërsa ka qenë homologu Sunak që ka vendosur ta shtyjë përpara.

 

 

Gjatë deklaratës për mediat, Rama nënvizoi se problemet me azil kërkuesit të Londër nuk janë të qeverisë shqiptare as të individëve që kërkojnë azil, por të vetë sistemit britanik.

 

 

“Kjo është një kërkesë e imja e bërë që në kohënn kur Boris Johnson ka qenë Sekreëtar i Punëve të jashtme dhe e kam përsëritur disa herë. Çdo herë unë kam qenë i vendosur: Mos flisni për krim shqiptar se nuk egziston. Krimi nuk ka etni. Nëse keni problem e nëse do ndihmën tonë sepse ne jemi zgjedhur për të qverisur Shqipërinë jo Britaninë e Madhe, ne jemi të gatshëm për të ngritur një skuadër speciale e cila do të merret me informacionet e atyre elementeve që organizojnë rrejtet e kriminalitetit. Kam patur një bisedë goxha përmbajtësore me Sunak, dhe ai ka marrë përsëripër ta shtyjë përpara. Kemi bërë një dakordësi që është e shprehur në deklaratë. E rëndësishme është që kryeministri britanik më ka shprehur keqardhje për çfarë ka ndodhur, nënkupto që fatkeqsisht komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë krejtësisht të gabuar.

Më ka shprehur gjithë konsideraat për bashkëpunimin e punën e përbashkët në arenën ndërkombëtare edhe dëshirën që do të takohemi shpejt. Unë kam përsëritur të njëjtin princip: Nuk ka nevojë ti ndani shqiptarët nga askush tjetër. Komuniteti shqiptar sjell vetëm vlerë të shtuar në të gjitha aspektet. Elementët problematikë nuk përfaqësojnë flamurin tonë. Janë jashtënxjerrje të një kombi si të çdo kombi.

Nëse shanset për të marë azil në Europë janë zero, atëherë kërkojeni tek sistemi britanik mos e kërkoni tek qeveria shqiptare dhe as tek ata që nuk marin dot vizë.”– u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *