Subscribe

Ilir Daja është prezantuar mesditën e të henës si trajner më i ri i ekipit të Partizanit. Pasi zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme largimin përfundimtar nga  Skënderbeun, teknku Daja u zyrtarizua në krye të pankinës së kuqe.

Në media kishte kohë që flitej për një bashkëpunim të tillë por zërat u konfirmuan vetëm ditët e fundit. Tekniku Daja vjen me objektiva të qarta ndërsa tregon se synimi i tij sezonin e ardhshëm si fillim është loja e bukur në skuadër dhe pas kësaj vijnë edhe trofetë.

ILIR DAJA

TRAJNER I PARTIZANIT

” Loja ëshët një gartanci për vazhdimsinë nga ku vijnë edhe rezultatet. Nëse bëjmë një lojë të mirë, do të thotë se ëhstë një garanci për rezultate. Objektivat nuk i përcaktojmë, por të gjithë kur marrim drejtimin e këtij klubi I dinë deri diku. Në çdo klub ku kam punuar kam dhënë maksimumin dhe ashtu do kërkoj korrektësi. Kam respektuar në maksimum kundërshtarët dhe siç kam dashur të fitoj kudo ku kam punuar dua të fitoj edhe te Partizani. Në çdo vend ku kam qenë kam fituar mbështetjen e tifozëve dhe këtë gjë dua të bëj edhe te Partizani.”

Kërkesa e parë që Daja ju ka bërë drejtuesve është është terreni i stërvitjes, me pas vjen merkatoja e lojtarëve në të cilën do të ndikonte jo pak.

ILIR DAJA

TRAJNER I PARTIZANIT

” Te ky Partizani duhen lojtarë që të bëjnë diferencën. Duke parë edhe disa largime që janë bërë, pavarësisht se unë nuk kam qenë pjesë e këtyre vendimeve, pasi klubi i ka studiuar vetë. Meodoj se kemi nevojë për përforcime në çdo repart, për të arritur objektivat maksimale. Na nevojitet të shikojmë me sukses ku janë problemet, duhet të marrim lojtarë që e përfaqsojnë denjësisht fanellën.”

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama i cili shprehet besimplotë se skuadra do të arrij majat me trajnerin e sapo emëruar.  

OLSI RAMA

DREJTORI SPORTIV I PARTIZANIT

” Kemi marrë trajnerin më të mirë në Shqipëri. Është mirë për Partizanin që të kërkojë suksesin pas një sezoni të dështuar. Ishte mbase marrëveshja më e lehtë dhe një shtrëngim dore. Gjëja e parë që më kërkoi ishte as lojtarët asgjë, donte kompleksin, stërvitjen etj. E rëndësishme është stërvitshmëria me nivelet që ka pasur te Skënderbeu dhe më mirë, mbase ne do I plotësojm. I marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe në bazë të lojtarëve që do afrojmë do kemi lojën që do njekim. Nëse kemi seriozitet vullnet dhe dëshirë do jemi në rrugëne  duhur. ”

Daja ështe i vetmi trajner  që ka drejtuar 3 ekipet e kryeqyetit, Dinamo, Tiranë dhe së fundmi Partizani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *