Kosova
Daçiç takon Lavrovin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç këtë të premte është takuar në Moskë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.
Në këtë takim dy homologët kanë rënë dakord se raportet mes dy shteteve janë në nivel të lartë të partneritetit strategjik dhe të besimit.
Reklamë
Sipas mediave serbe gjatë takimit, ata diskutuan për temat e bashkëpunimit bilateral, përforcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme, rreth gjendjes në Kosovë si dhe në rajon.
Daçiç e njoftoi kolegun e tij rus për gjendjen aktuale në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e falënderoi për mbështetjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




