E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 minuta më parë
Kosova

Daçiç takohet me Pompeo, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, ku e ka informuar atë në lidhje fazën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

 

Gjithashtu  bëhet me dije se Daçiç e ka ftuar Pompeon ta vizitojë Serbinë.

 

Daçiç në inaugurimin e presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro,  është takuar edhe me Ministrin e ri brazilian të Punëve të Jashtme, Ernesto Arauzo. Në këtë takim shefi i diplomacisë serbe ka komentuar qëndrimin e Serbisë në lidhje me Kosovën dhe fazën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë