Daçiç: Serbia kërkon kompromis nga të dyja palët

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se Serbia është e interesuar për të gjetur një kompromis të pranueshëm në bisedimet Prishtinë-Beograd në lidhje me statusin e Kosovës, e cila do të ishte i nevojshme për një paqe afatgjate.
Në fjalën e tij para anëtarëve të KS të OKB-së, tha se asgjë nuk ishte bërë pozitivisht që nga sesioni i fundit i KS të OKB-së, pasi asociacioni serbe vazhdon të mos jetë i formuar dhe po ashtu nuk janë krijuar kushtet për kthimin e të zhvendosurve.
Gjithashtu shefi i diplomacisë serbe ka përmendur edhe se gjatë periudhës së fundit tremujore në Kosovë, Gjykata speciale ende nuk ka filluar punën e saj dhe se kryesit e vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviç ende nuk janë gjetur, ndërkohë që sipas tij ka pasur incidente të reja.
Gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës prej dhjetë për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.
“Në mënyrë të dëshpëruar Prishtina ka vendosur taksën për mallra serbe, duke mos dashur të respektojë marrëveshjen CEFTA. Edhe vetë Hashim Thaçi nuk pajtohet me këtë veprim të autoriteteve të Prishtinës”.
Daçiç në fjalën e tij theksoi se KFOR-i është i vetmi mandat ligjor ushtarak ligjor në Kosovë, derisa vizitën e presidentit Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit e quajti shkelje të marrëveshjes së Brukselit.




