Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç  ështa takuar me homologu e tij rumun Teodor Meleskanu, ku është shprehur se kur bëhet fjalë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kur insistohet në arritjen e marrëveshjeve që nuk do të ndikojnë te të tjerët, siç thotë ai, harrohet që janë bërë zgjidhje që shkatërruan integritetin territorial të Serbisë.

 

BE-ja thotë se nuk duhet të ketë një ndryshim të kufijve, e çfarë ka rreth kufijve serbë, ka pyetur Daçiç.

 

“Ata fillimisht i shkatërruan kufijtë dhe pas kësaj thonë se nuk duhet të ketë me ndryshime kufitare. Ne nuk e pranojmë këtë, edhe nëse vjen nga Brukseli, Uashingtoni apo Moska”.

 

Sipas tij Ballkani ka shumë probleme, por mendoj se nuk duhet të jenë bazë për luftërat, duke shtuar se nevojitet më shumë mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare dhe se në këtë drejtim Serbia po përpiqet të mbajë një ekuilibër të balancuar të politikës së jashtme që respekton të gjitha qëllimet tona strategjike.

 

“Qëllimi ynë kryesorë është që të hyjmë në BE, por nuk mund të hyjmë deri sa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyruese me Kosovën.”

 

Ai tha se Serbia dëshiron paqe për shkak të sakrificave të mëdha, si dhe shprehu shpresën se më shumë kapituj në negociatat me BE do të hapen gjatë presidencës rumune në BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *