E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Video · Kosova

Daçiç: Korrigjimi i kufijve me Kosovën është ide e Serbisë

Teza e korrigjimit te kufirit mes Kosovës e Serbisë, e mbeshtetur edhe nga presidenti Hashim Thaci e që shkaktoi përplasje të mëdha mes liderëve në Prishtinë e ka zanafillen në Beograd.

 

Këtë fakt e ka konfirmuar vetë zëvëndëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Ivica Daçic. Ai tha për Radio Europa e Lirë se se propozimi zyrtar i Serbisë ka qene pikerisht korrigjimi I kufirit

 

Reklamë

Megjithatë Daçiç shtoi se nëse ky propozi vendoset në tryezën e bisedimeve, atëherë do të duhet që të dyja palët të arrijne nje marreveshje. Por shefi I diplomacise serbe theksoi se ende nuk është përcakruar linja e ndarjes së kufirit mes dy vendeve.

 

Edhe vete kreu I shtetit Aleksandër Vuçiç nuk e ka përjashtuar asnjëherë idenë e korrigjimit të kufirit për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes dy vendeve.

 

Kur presidenti I Kosoves artikulo per here te pare tezen pati reagime te medha ne prishtine por edhe ne luginen e presheves.Kreu i qeverisë Ramush Haradinaj ka përjashtuar kategorikish mundësinë e shkëmbimit të territorit.

Më shumë video

Reklamë