Numri një i diplomacisë italiane në Tiranë, Alberto Cutillo deklaroi në Vizion Plus se opozita nuk mund të vazhdoj më me aksionin radikal.

 

Sipas tij ka shënja pozitiv se opozita këtë aksion të pazakonte politik po e lë pas krahëve dhe tani duhet që palët politike të futen në një fazë dialogu.

 

 

Është e qartë se opozita ka bërë zgjedhje të pazakonte që nuk I bëjnë zakonisht partite opozitare. Nuk mund të jetë kjo vazhdimësia, duhet bërë një bilanc, duhet kthyer paqa, duhet hyrë në një fazë me pozitive, me propozueze. Ka disa sinjale, sic janë protestat e fundit, shumë pozitive dhe paqësore. Kjo më bën të mendoj se kemi hyrë në një fazë tjetër të ndryshme të opozitës, nga bojkoti I zgjedhjeve dhe djegia e mandateve.

 

Cutillo nuk nguron te jape edhe nje keshille per opoziten shqiptare.

 

Duhet hyrë pra në një fazë të re dialoguese dhe jo kundërshtimi të pastër. Dua ti jap vetem nje keshille opozites ne Shqiperi,te jete me e arsyeshme. Opozita ka bere disa beteje ekstreme kohet e fundit. Nuk me takon mua ti vleresoj nese i ka bere mire apo keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *