E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Çupi në Real Story: Opozita ushqen influencat ruse, me ose pa dëshirë

Situata politike që prej kohësh është prezente në vendin tonë ka shumë hapësira debate se në këtë gjëndje një rol kryesor e ka influence ruse.

 

Opozita shqiptare në shumë argumente akuzohet se mund të jetë e ndikuar nga influence ruse, e cila kërkon që të dominojë në vendet e rajonit tonë.

 

Reklamë

Në fjalën e tij në Real Story gazetari Frrok Çupi është shprehur se influence ruse në vendin tonë eështë e pashmangshme.

 

“Në Shqipëeri duket se influencat ruse janë të fuqishme, në radhë të parë ato janë dytësore kurrë nuk dalin të parat pasi ky rajon është i dominuar prej fuqive të perëndimit,  një tipar tjetër i influencës ruse është se ato nuk janë tek qytetarët por ato influencojnë politikanët, mbi të gjitha opozitën, ato parti që kthehen në parti antiperendimore. Opozita tani ose është viktimë e tyre ose biri i përkëdhelur i tyre.”

 

Ndër të tjera ai thekson se goditja e parlamentit është një strategji e cila ndiqet kryesisht nga rusët.

 

“Goditja e Parlamentit, eshte e njejta dore si ne Maqedonine e Veriut ashtu dhe ne Malin e Zi.Ne  Shqiperi, Rusia sheh qe eshte krijuar nje front jo dashamires me Ameriken. Ne jemi në një rrezik të madh që për këtë shkak të mos na hapen negociatat.”

Më shumë intervista

Reklamë