E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Çudit këngëtarja Rita Ora: Jeta ime seksuale është inekzistente  

Ilustrim · Vizion Plus

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka deklaruar se puna intensive dhe koncertet e shumta e kanë detyruar që të jetë joaktive në jetën seksuale.

 

Rita deklaroi për prestigjozen “British Vogue” se jeta seksuale gjatë kësaj periudhe është inekzistente pasi është e zënë me punë.

 

Ajo pohoi se edhe kur del me dikë për darkë ikën me vrap në shtëpi që të fle.

 

“Në fakt jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot për këtë. Edhe kur dal për darkë për takim me ndonjë djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle”

 

Edhe pse për shumë njerëz mund të duket dicka jo e mirë, Ritës nuk i bën përshtypje pasi po fokusohet shumë në muzikë dhe karrierë.

 

Performanca e saj e fundit ishte në shfaqjen e Victoria’s Secret ku shkëlqeu në tapetin e kuq, së bashku me Bebe Rexhën.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh