E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 60 minuta më parë
Politikë

Çuçi takim me homologun austriak: Lufta kundër kanabisit ka arritur majat

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure një takim me homologun e tij austriak, Karl Nehamher.  Ky i fundit iu shprehu ngushëllimet familjarëve të policit Saimir Hoxha që u vra dje nga një 21-vjeçar. Më pas , ai vuri theksin te rëndësia për forcim të bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

 

“Patëm biseda shume të frytshme me njëri tjetrin. Duan t’i shpreh ngushëllimet familjes së policit të vrarë dje, dhe po i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ministri i Brendshëm më informoi për ngjarjen dje. Ne folëm për bashkëpunimi policor. Ramë dakord për projekte të përbashkëta. Ramë dakord dhe për programet e  trajtimit për njësitë speciale. Një forcim të bashkëpunimit me luftën e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Ne në këtë kuadër Shqipëria është një partner i rëndësishëm strategjik, i gëzohet edhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, i gëzohemi një bashkëpunimi dhe fushe të përbashkët”,  tha ai.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, Çuçi tha se Shqipëria është një partner i besueshëm sa i përket fushës së sigurisë, dhe se lufta kundër kanabisit ka arritur majat.

 

“Besoj se sot policia shqiptare për sa i takon fushës së sigurisë është një partner i besueshëm i gjithë vendeve Europiane. Kemi operacione të përbashkëta me policinë europiane, gjermane, austriake me më shumë se 10 vende konkrete për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm…SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos merruni me këtë çështje, sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut. E keni gabim, statistika ka, botohen çdo muaj. Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë