Subscribe

Zgjidhet me ne fund trajtimi i mbetjeve shtazor. Ky problem ishte shqetesues jo vetem per ndotjen e mjedisit por rrezikonte edhe jetën e njerëzve. Në  ish zonën industriale të Lezhës ka përfunduar impianti modern që i riciklon dhe i shndërron këto mbetje në lëndë të parë për blegtorinë.

 

BLEDI ÇUÇI

 MINISTER I BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL

 

“Është një investim që krijon një vlerë pothuajse nga hiçi, nga të gjithë mbetjet që vijnë nga bota shtazore, përfshi edhe peshkun, kafshët e sëmura, pula të skarcitetit dhe gjithë mbeturinat e botës shtazore. Gjithçka tjetër që do të vijë në këtë impiant, do të përpunohet dhe pasurohet me proteina, për të dalë më pas ushqim për kafshët”

 

Per ministrin e Bujqesise Bledi Çuçi investimi dhe teknologjia e përdorur shnagin impaktin negativ ne mjedis

 

“Jo thjesht që krijon vlerë nga hiçi apo nga mbetjet, por kemi të bëjmë edhe me një investim shumë miqësor me ambientin. Gjithë ajo problematikë që kemi në Shqipëri me groposjen e kafshëve të sëmura, do të marrë fund njëherë e mirë sepse do të grumbullohet në këtë fabrikë, e cila më pas do t’i japë një vlerë tjetër”

 

Investimit do të ule edhe koston e ushqimit për blegtorinë, si dhe do te minimizoje rrezikun e sëmundjeve tek kafshët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *