Aleatët e kancelares gjermane Angela Merkel kanë pësuar goditje me te rende ne zgjedhjeve në landin e Bavarisë që nga viti 1950. Partia CSU e ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe kryeministrit aktual Markus Söder megjithëse ka mundur te fitoje zgjedhjet për landin e Bavarisë rezultati është i dobët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

 

CSU ka fituar rreth 35,5% të votave, që do të thotë se ajo e ka humbur shumicën absolute, të cilën e ka ruajtur tradicionalisht në këtë land. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Për here të pare për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Partner i mundshëm ne koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjike, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 18,3%. Vendin e tretë e kanë zënë “Zgjedhësit e Lirë” me rreth 11,5% të votave të fituara.

 

Rezultat të mire ka arritur partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermani e cila ka fituar 10,3% të votave.

 

Partia Socialdemokrate (SPD), është humbësja më e madhe e cila deri tani ka qenë forca dytë politike në këtë land, ndërsa ka rënë në pozicionin e pestë me vetëm 9.5% të votave

 

Kryetarja e SPD Andrea Nahles tha se këto zgjedhje janë një humbje e hidhur dhe për këtë përgjegjësinë e mbajnë në radhë të parë autoritetet qendrore federale në Berlin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *