Cristiano Ronaldo nuk është vetëm një makineri golash. Ylli portugez po shndërrohet tashmë edhe në një makineri grumbullimi i titujve me ekipin dhe në nivelin personal.

 

Falë një fundi sezoni të jashtëzakonshëm, ai ndihmoi skuadrën e tij për të fituar titullin  e dytë radhazi në Champions League, gjë e cila kurrë nuk kishte ndodhur në formatin e UEFA Champions League.

 

Në fakt portugezi ishte heroi i Real Madrid që nga çerekefinalet ku i shënoi pesë gola Bayernit, në gjysmëfinale ku gjithashtu shënoi një tripletë kundër Atletico Madrid për të ardhur në finale me dy gola vendimtarë ndaj Juventusit.

 

Ai bëhet kështu ndër të paktët lojtarë në histori që ka fituar 4 finale Championsi nga 5 të luajtura në total.

 

Një vit legjendar deri tani për yllin e Realit, që ka mundësi të fitojë ende më shumë me ekipin kur përpara janë finale si superkupa e Europës, superkupa e Spanjës dhe Botërori i klubeve.

 

E megjithatë, përpos këtyre betejave që ka përpara, duket se me fitoren e madhe në Cardiff ndaj Juventusit, Kristiano Ronaldo ka futur në xhep një tjeter trofe personal, Topin e Artë, duke shmangur kështu konkurencën e Buffon, por edhe të Leo Messit i cili fitoi këpucën e artë në Spanjë.

 

Megjithatë Ronaldo iu përgjigj rivalit të tij të madh duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Europë me 12 gola, të cilat e çuan portugezin në kuotën e 600 golave të shënuar si profesionist në karrierë në 855 ndeshje të luajtura.

 

Shifra të çmendura për 32 vjecarin Kristiano Ronaldo i cili më siguri pas pak muajsh do të barazojë edhe rekordin e Leo Messit, i vetmi që ka fituar 5 Topa të Artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *