E diel, 22 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Cristian Shpendi drejt Serie A, klubet që e kërkojnë

E ardhmja e Cristian Shpendit mund të jetë në Serinë A. Sipas raportimeve nga Italia, janë tre klube që duan shërbimet e shqiptarit.

Bëhet fjalë për Bolognan, Torinon dhe Fiorentinën. Këto klube janë në kërkim të një sulmuesi në merkato dhe kanë hedhur sytë nga “bomberi” i Cesenas.

Skuadra bardhezi dështoi të ngjitet në elitë dhe për këtë arsye shitja e Shpendit duket më e mundshme për të ndodhur.

22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa Cesena kërkon 15 milionë Euro për ta lënë të lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë