E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Olimpiko në çerekfinalen e kupës së Italisë. Cremonese ka bërë surprizën e madhe duke fituar 2 me 1 në kryeqytet dhe duke fluturuar për në gjysmëfinale.

 

 

Duartrokitje e madhe për miqtë të cilët pasi nxorën jashtë Napolin, i dhanë një shuplakë të fortë edhe skuadrës së Murinjos, që shpresonte shumë t’i shkonte deri në fund këtij kompeticioni. Verdhekuqtë i shkuan shumë afër golit që në fillim mirëpo portieri Sarr bëri një ndërhyrje deçisive ndaj Tahiroviç.

 

 

Në minutën e 25 episodi fatkeq për Romën dhe Marash Kumbullën, mbrojtësi kuqezi bën një gabim të rëndë në mesin e fushës si lojtar i fundit, Desers niset drejt zonës dhe ndërhyrja e Rui Patrisios vlerësohet si penallti. Nga pika e bardhë ishte vetë nigeriani që kaloi skuadrën mike në avantazh. Roma vuan kompaktësinë e Cremoneses duke acaruar edhe Murinjon , i cili futet në dhomat e zhveshjes pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

 

 

Në të dytën, tekniku portugez aktivizoi Dibalen, Zalevskin, Smolling dhe Matic, por në vend që të barazonte, Roma e pëson nga një tjetër gabim individual pasi Celik shënon në portën e tij në një aksion ku gabimin e parë e bëri Ibanjez, Murinjo hedh në fushë edhe Abraham dhe Roma nis të ndërtojë raste për gol, godet edhe shtyllën me sulmuesin anglez, por nuk shënon dot.

 

 

Madje edhe kur e bën këtë gjë në më minutën e 94’ është shumë vonë për të çuar sfidën ne shtese. Në gjysmëfinale ëndrra e Cremoneses vazhdon kundër Fiorentinës, e cila mundi 2 me 1 Torinon.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *