E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Bota

Covid/ SHBA: Kina jo transparente, duam të shohim raportin e OBSH

Departamenti i Shtetit i SHBA ka akuzuar Kinën se nuk ka qenë transparente, “të paktën deri më tani”, për origjinën e koronavirusit.

Po ashtu Amerika kërkoi që të ketë raportin e OBSH-së për ta analizuar atë me ekspertet e vet.

 

    “Është e qartë, kinezët, të paktën deri më tani, nuk kanë ofruar transparencën e nevojshme për ne dhe bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të mund të parandalojmë që këto lloj pandemish të mos përsëriten,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një deklaratë. në Twitter.

Reklamë

 

Një ditë më parë ekipi i OBSH që beri 4 javë hetime në Kine dhe vecanërisht në Wuhan, bënë të ditur se Covid-19 nuk kishte dalë nga laboratori ndonëse origjina e tij mbetet ende për tu konfirmuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë