Në një kohë që shifrat ditore rriten, edhe rastet tragjike të vdekjeve nga Covid në Kosovë po shtohen.

Këtë të martë humben jetën 28 persona ndërsa 489 persona dolën pozitiv në testet e kryera. Orët e fundit ishin tragjike për një familje nga Malisheva.

Një kryefamiljar dhe nusja e djalit të tij që banonin në fshatin Turjakë humben jetën nga pasojat fatale në organizëm të Covid-19.

Lajmi u bë I ditur nga mediat në Kosovë.

Varianti “ Delta” ka shtuar ndjeshëm rastet e infektimeve në Kosovë, vend që është prapa edhe me numrin e të vaksinuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *