Subscribe

Politikani që drejtoi qeverinë e pajtimit kombëtar në vitin e vështirë 97, Bashkim Fino është ndarë sot nga jeta si pasojë e koronavirusit.

Ish-kryeministri ndodhej prej ditësh i shtruar në repartin e terapisë intensive, por për shkak të komplikacioneve të shkaktuar nga sëmundja, nuk arriti të mbijetojë.

Mësohet se Fino vuante edhe nga sëmundje të tjera te cilat mes duket kanë rënduar edhe gjendjen e 58-vjeçarit.

Qeveria e ka shpallur 29 marsin dite zie kombëtare dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në shenjë nderimi për politikanin e njohur shqiptar.

Jo vetëm Partia Socialiste, por edhe Partia Demokratike e forcat e tjera politike kanë ndërprerë fushatën elektorale duke vendosur të heshtin në këtë ditë.

Bashkim Fino ishte një prej politikanëve më të njohur pas viteve 90, veçanërisht për rolin e tij si kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar nga marsi deri në korrikun e vitit 1997.

Por karriera e tij politike nisi që në vitin 1992 kur ai u zgjodh si kryetar i bashkisë së Gjirokastrës. Më vonë Fino ka qene Zv/Kryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal, gjate viteve 1997‐1998, Minister i pushtetit lokal deri në vitin 2001, Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit, si dhe Minister i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit deri ne vitin 2005 kur qeveria Nano humbi zgjedhjet.

Prej më shumë se dy dekadash Fino ka qenë deputet i kuvendit të Shqipërisë e ka drejtuar një prej reformave më të rëndësishme, atë për ndarjen territoriale.

Bashkim Fino ishte renditur i 4 në listën e kandidatëve të PS për qarkun e Fierit; një betejë elektorale që virusi nuk e lejoi ta përfundonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *