E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Covid i merr jetën akademikut dhe fizikantit të njohur Jani Dode

Një tjetër personalitet i shquar i botës akademike dhe i shkencës ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Prof.dr. Jani Dode, ish rektor dhe pedagog i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeç.

Prej rreth 2 javësh, prof . Dode ndodhej I shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij ka hidhëruar miqtë, të afërm, studentë, pedagogë, dhe qarqet shkencore.

Reklamë

Prof. Dr. Jani Dode ishte i njohur në qarqet akademike brenda dhe jashtë vendit. Ai ishte një fizikant i shquar që do ti mungojë shkencës shqiptare.

Dode kishte spikatur më së shumti edhe si drejtues i zoti teksa mbajti postin e pozicionit të Rektorit të Universitetit të Elbasanit për 8 vjet dhe detyra të tjera të rëndësishme që i ka përmbushur me sukses.

Vazhdo të lexosh

Reklamë