Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se pas rënies së ndjeshme të rasteve me Covid, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të shpërbëhet.

 

Manastirliu theksoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve vijon punën për të vlerësuar situatën epidemiologjike në vend.

 

Komiteti i Ekspertëve jo vetëm që nuk ka plan që të shpërbëhet, por ka vijuar që të vlerësojë situatën epidemiologjike në vend. Nuk kemi një situatë me rritje të rasteve, por virusi ende vijon. Kemi një rritje të vazhdueshme të mbulesës vaksinale. Variantet e reja të cilat qarkullojnë në Evropë kanë sjellë një rritje të rasteve edhe ne vendet fqinje. Kemi ende shumë të panjohura dhe komitetit do të fillojë punën.’- tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *