Dy gjykatës janë infektuar me koronavirus në qytetin e Kavajës. Rastet janë zbuluar në 24 orët e fundit në dy godina të ndryshme në Kavajë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë, dhe ajo e Apelit e Durrësit gjenden pranë njëra tjetrës pasi godina e Apelit të Durrësit u dëmtua nga tërmeti i 26 nentorit dhe u spostua në Kavajë.

Njeri nga Gjykatësit e infektuar i përket Shkallës së Parë të Kavajës ndërsa tjetri Apelit të Durrësit.

Të dyja ambjentet janë dezinfektuar ndërsa punonjësve iu janë marrë tamponet. Për pasojë derisa të dalin përgjigjet, ata duhet te qëndrojnë të izoluar.

Ndërkohë në Rrëshen vazhdon të dalin raste me Covid-19. Së fundmi mësohet se në mesin e personave që ka rezultuar pozitiv është edhe një mesues në Shkollën e Mesme në qytet. Në total janë 7 raste aktiv në Rrëshen ndërsa 5 të tjerë janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *