E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

COVID-19/ Instituti i farmaceutikës në Itali jep “OK” për përdorimin e ilaçit që trajton HIV?

Instituti i farmaceutikës në Itali ka vënë në dispozicion në Itali, pa një indikacion të autorizuar, kombinimin e dy ilaçeve, Lopinavir/Ritonavir, për pacientët që janë të prekur me Covid-19, një kombinim i dozës fikse, e përdorur dhe e autorizuar për trajtimin e infeksioneve HIV, pra në thelb një antiretroviral.

 

Vendimi u mor nga komiteti teknik shkencor i Agjencisë. Një studim i parë i rastit të pacientëve me Covid-19 u krye në Wuhan për të provuar efektivitetin e kombinimit Lopinavir-Ritonavir.

 

Reklamë

Studimi, i cili përfshiu 199 pacientë, nuk tregoi asnjë ndryshim në kohë në përmirësimin klinik dhe vdekshmërinë. Megjithatë, në Kinë, popullsia e studiuar përfshinte pacientë që ndodheshin në një stad të përparuar të sëmundjes, ndërsa protokollet që aktualisht janë në përdorim në qendrat kryesore klinike, si dhe udhëzimet më të fundit parashikojnë përdorimin e tyre në fazat e hershme.

 

“Për momentin nuk ka arsye të mjaftueshme për të përjashtuar kombinimin e Lopinavir/Ritonavir për trajtimin e pacientëve me Covid-19 ” thuhet në shënimin e agjencisë italiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë