Kronikë
COVID-19 i merr jetën drejtorit të ‘Patentave’

Ilustrim · Vizion Plus
Drejtori i Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.
Ai humbi jetën këtë të premte. Edi Pesha kishte më shumë se 20 ditë që ishte shtruar në spitalin Infektiv.
Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar së tepërmi në dhjetë ditët e fundit.
Ai më parë ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Zyrës së Punës.




