E gjithë Europa po vijon të regjistrojë me një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve me kovid 19, e po ashtu, numri i atyre që humbin betejën me sëmundjen është i lartë.

 

Italia e ka tejkaluar tashmë Kinën si me numrin e të prekurve, po ashtu edhe me numrin e viktimave. Vetëm një ditë më parë, vendi fqinj shënoi numrin më të lartë të viktimave të regjistruar ndonjëherë që kur sëmundja u shfaq në Itali, 969 viktima brenda 24 orëve.

 

Të martën e ardhshme, të gjitha bashkitë e vendit do të ulin në gjysmë shtizë flamurin në shenjtë përkujtimi për të gjithë viktimat që humben jetënnga virus, dhe për të gjithë ata që po luftojnë me kohën për të shëruar sa më shumë të prekur.

 

Edhe Spanja e gjunjëzuar nga epidemia ka shënuar mbi 65 mijë të prekur, dhe mbi 5000 viktima. Pas lajmit për testet me probleme të blera nga një kompani kineze të palicensuar, mediat spanjolle shrkuajnë se Ministtria e Shëndetësisë është detyruar t’i kthejë ato mbrapsht.

 

Franca ndërkohë ka zgjatur masat për parandalimin e sëmundjes deri më 15 prill.

 

Kryeministri francez Edouard Philippe tha gjithashtu se edhe pas kësaj periudhe mund të ketë një tjetër shtyrje afati, në varësi të situatës.

Ndërkohë Presidenti Emmanuel Macron së bashku me kryeministrin italian Giuseppe Conte, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez dhe kryetarët e shteteve të tjera i kanë drejtuar një mesazh Bashkimit Evropian.

 

Ata shprehen se parandalimi i përhapjes së koronavirusit nuk mund të realizohet pa një solidaritet të fortë.

 

“Ne nuk do ta kapërcejmë këtë krizë pa një solidaritet të fortë evropian, ndërsa sa i përket situatës së buxhetit dhe shëndetit ky është vetëm fillimit”, shkruhet në mesazhin e përbashkët.

 

Macron duke thënë në një intervistë me gazetat kryesore të Italisë tha se Franca mbëshett Italinë në këto moment kritike, dhe se italianët duhet të jenë të kujdesshëm për ndihmat nga Kina ose Rusia për të luftuar koronavirus.

 

“Flitet shumë për ndihmën kineze ose ruse, por pse nuk themi se Franca dhe Gjermania kanë dorëzuar në Itali 2 milion maska ​​dhe dhjetëra mijëra tampone?” Tha Macron.

 

Por numri i të infektuarve me koronavirus po rritet me shpejtësi edhe në Gjermani, megjithëse shkalla e vdekshmërisë e ulët.

 

Sipas autoriteteve numri i të testuarve pozitv me Covid-19 është rritur në rreth 53 mijë kurse numri i viktimave mbetet i ulët krahasuar me shkallën e përhapjes së infeksionit, viktimat numërohen në 395.

 

Ndërsa Britania e madhe ka regjistruar në total rreth 15 mijë të prekur ndërsa numri i viktimave është rritur në rreth 759.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *