E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Covax i jep Kosovës 33 mijë vaksina për koronavirusin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se gjatë muajit mars pritet të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozash të vaksinave nga programi Covax, ndërsa në total do të vijnë 100 mijë e 800 të tilla.

Produkti që do të dorëzohet do të jetë ai i kompanisë anglo-suedeze Astrazeneca e cila sipas obsh-së, ka efikasitet prej 63.9 për qind, raporton Vizion Plus.

 

Kosova është vendi i vetëm në europë që ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa të gjitha shtetet fqinje tashmë kanë nisur imunizimin e popullatës së tyre me vaksina të prodhuesve të ndryshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë